Dorëzohet biznesmeni Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për ish-ministrin, Ilir Beqajn.
Biznesmeni është shoqëruar nga policia në aeroportin e Rinasit sapo ka zbritur nga avioni.
Ndaj Haxhias është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.
Autoritetet zbuluan se Haxhia kishte ikur jashtë shtetit disa ditë më parë, një udhëtim në dukje jo dhe aq rastësor, pasi ka përkuar me zhvillimin e operacionit për arrestimin e Beqajt dhe caktimin e masave të sigurisë.
Ndaj tij, ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ai akuzohet se përmes bizneseve që zotëron, ka prerë fatura fiktive për llogari të Beqajt dhe Ermal Kurtulajt.
Gazmend Haxhia është aksioner e administrator në disa biznese, përfshi Konçesionarin e Opel, të njohur si Noshi dhe me 25 % të aksioneve në Universitetin Polis.