Dosja "Xibraka", Dumani: Hetimet janë rihapur, por denoncim nga Bardhi nuk ka pasur!

8 July 2024, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "Xibraka", Dumani: Hetimet janë rihapur, por denoncim nga
Altin Dumani/ Gazment Bardhi

Në një takim të zhvilluar me gazetarët paraditen e kësaj të hëne, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur për disa çështje të cilat përgjatë kohëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja e ashtëquajtura “Xibrakë”, për të cilët kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Kreu i SPAK sqaroi se lidhur me këtë dosje është regjistruar procedim penal, teksa më tej theksoi se ana e Gazment Bardhi nuk ka asnjë kallëzim.

“Ne kemi regjistruar procedim penal për këtë çështje, ndërsa sa i takon faktit nëse ka bërë apo jo kallëzim zoti Bardhi, jo nuk ka bërë”, mësohet të ketë thënë Dumani për gazetarët.

Gazment Bardhi më herët deklaroi se kishte kallëzuar në SPAK, vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, pasi pretendon se ky i fundit është i përfshirë në çështjen e “Xibrakës”.  Por, rezultoi se nga ana e Bardhit nuk ishte bërë një kallëzim, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve lidhur me këtë dosje.

Pas kësaj, ka qenë Olsi Rama i cili depozitoi kallëzim pranë organit më të lartë të akuzës, ku dhe e akuzonte Bardhin për “kallëzim të rremë”. Kjo kërkesë e Ramës në SPAK, nuk u pranua nga SPAK, për shkak se Bardhi nuk kishte bërë kallëzim në Prokurori, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për “Xibrakën”.

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, më 15 maj 2024 kallëzoi sërish në SPAK deputetin demokrat. Në kallëzimin e dytë, Olsi Rama i referohej një statusi të Gazment Bardhit të bërë më 8 maj në “Facebook”, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkruante se SPAK e kishte njoftuar zyrtarisht për rinisjen e hetimeve. Por, për të dytën herë radhazi u pushua kallëzimi penal.


Video