Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e magjistratëve. Në një postim në X kreu i qeverisë ka shpërndarë një deklaratë që është thënë nga një gjykatës.
“A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, shkruhet në foto.
Rama e ka shoqëruar foton edhe me një përshkrim ku thotë se kjo është e pabesueshme që një gjykatës e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar
“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.