Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Policia e Shtetit ka bërë lëvizje në radhët e drejtuesve të saj.
Drejtues Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë.
Ndërkohë, Drejtuese Silvana Alimadhi është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ka marrë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe riorganizimeve të brendshme që po ndërmerr Policia e Shtetit pas ardhjes në detyrë të ministres së re të Brendshme Albana Koçiu.