Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn (VIDEO)

1 October 2025, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara
Presidenca

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur mëngjesin e sotëm, të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit midis dy zyrtarëve, megjithatë takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki.

Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.

Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut.

Sakaq, priten informacione të mëtejshme lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar dy zyrtarët.


Video