30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët

1 October 2025, 11:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK
Ilir Nishani

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë konkluzionet përfundimtare për shtetasit Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa të cilët dyshohen se morën ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. 

Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa. Dënimi të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare, si dhe të aplikohet “heqja e të drejtës për te ushtruar funksione publike” për 3 vite.

Sipas hetimeve të SPAK, në vitin 2020, këta persona kanë marrë ryshfet në vlerën e 30 mijë lekëve nga dy mjekë Konstandin Balloma dhe Besim Boçi, me qëllim që te mos i gjobisnin për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Hetimi i prokurorisë ndaj zyrtarëve të mjedisit nisi pas kallëzimit të dy mjekëve. Çështja ndaj tyre u pushua nga SPAK për shkak të amnistisë, pavarësisht se procedimi u regjistrua ndaj tyre për veprën penale “korrupsion aktiv”.


Video