Ndodh në Tiranë: Me skafandër dhe një tufë lulesh, hajduti ‘romantik’ vjedh kasafortën dhe largohet i qetë (VIDEO)

2 October 2023, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Tiranë: Me skafandër dhe një tufë lulesh,
Hajduti

Një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga policia është shpallur në kërkim pasi rezulton autor i një vjedhjeje të një kasafortë në afërsi të rrugës Siri Kodra në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën datë 1 Tetor.

Hajduti shfaqet duke ngjitur shkallët për të kryer vjedhjen e kasafortës në banesën e një kryefamiljareje të vetme. Autori ngjitet me skafandër. Pasi hyn në banesë dhe merr kasafortën, hajduti zbret qetësisht, por me skafandër në kokë.

E njëjta skemë është përdorur dhe herë të tjera nga 33-vjeçari. Ai është arrestuar disa herë për veprën penale të vjedhjes. Hera e fundit ishte 1 vit më parë kur kreu një grabitje të ngjashme me grabitjen e fundjavës, raporton Tv Klan.


Video