Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të ditës së sotme në fshatin Pulahë të Korçës.
Policia thotë se ajo është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj. Paraprakisht dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka shenja dhune në trup.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes