Një 51-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për zjarrvënie.
Bëhet fjalë për shtetasin Ded Lleshi, 51-vjeç nga fshati Manati i Lezhës, i cili ndezi zjarr për të djegur mbetjej e grurit por flakët dolën jashtë kontrollit duke shkrumbuar 4 dynym tokë.
Sakaq, Policia Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
Po sot, në Lushnje u arrestua një 19-vjeçar, i cili ishte paguar për të djegur shkurret e një fushe, por dalja jashtë kontrolli e zjarrit dogji 20 hektar tokë.