Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku kaq i ri, po merrej me pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamuj

22 May 2025, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku kaq i ri, po merrej me pasionin e tij
Blendi Fevziu dhe Artan Lame

Gazetari Blendi Fevziu, në një reagim në rrjetet sociale thotë se Artan Lame ishte një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”.

Por Fevziu theksoi se Lame iku i ri në botën tjetër, në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin kryesor të tij.

“Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe, Artan”, shkruan Fevziu.

Artan Lame ishte shpesh në studion e gazetarit Blendi Fevziu për të folur jo vetëm për politikën, por edhe për historinë, si njohës shumë i mirë i fushës.

Hera e fundit që ishte në këtë studio, ishte rreth një vit më parë, ku foli për historinë mbresëlënëse të rrethinave të Tiranës.

Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçar si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një jave ai ishte dërguar për kurim në një spital në Mynih të Gjermanisë, por nuk mundi ta fitojë dot betejën për jetën.

 

 


Video