Ndalohet në doganë 54-vjeçarja, tentoi të dilte nga Shqipëria me 30 mijë dollarë kanadezë të padeklaruara

26 October 2023, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndalohet në doganë 54-vjeçarja, tentoi të dilte nga
Paratë e sekuestruara

Një 54-vjeçare është ndaluar në doganën e Kapshticës pasi është kapur me një sasi të madhe parash të padeklaruara.

Policia bën me dije se gruaja me banim në Kanada ka tentuar të dalë nga Shqipëria duke udhëtuar me autobus, në momentin që i është gjetur një sasi prej 30 mijë dollarë kanadezë në çantën e saj të dorës.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video