EMRI/ Arrestohet në ZYRË ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit nga SPAK!

26 October 2023, 10:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Arrestohet në ZYRË ish-drejtoresha e Kadastrës së
Rajmonda Dashi

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.

Aktualisht Dashi punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë dhe mësohet se pikërisht në zyrën e saj është arrestuar.

Rajmonda Dashit në momentin e arrestimit i është sekuestruar edhe telefoni, deri më tani, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj. Ajo u shkarkua në fund të vitit 2021, 3 muaj pasi mori postin drejtues në Kadastrën e Durrësit.


Video