Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas (FOTO)

21 October 2023, 23:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas (FOTO)
Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi është arrestuar në aeroportin e Rinasit nga policia me urdhër të SPAK.

Më pas ai u shoqërua nga forcat e policisë në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë.

Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

 

 


Video