Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

7 June 2024, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e Këshillit të Lartë të
Mirela Bogdani

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi këtë të premte me 10 vota pro Mirela Bogdanin si kryetaren e re të KLP-së.

Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme për të marrin drejtimin e këtij institucioni të drejtësisë.

Teksa prezantoi platformën para anëtarëve të KLP-së, Bogdani tregoi ambicien për të rritur kapacitetet logjistike, për të reformuar sistemin gjyqësor dhe rritur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

Më 27 maj, Këshilli i Lartë Prokurorisë miratoi me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës. Ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.


Video