Avari me tubacionet, uji shpërthen si shatërvan në Vlorë (VIDEO)

7 June 2024, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avari me tubacionet, uji shpërthen si shatërvan në Vlorë

Sinjalet dhe denoncimet për abuzimet me buxhetin dhe paaftësinë e punonjësve në ujësjellësin e Vlorës kanë qenë të vazhdueshme.

E ndërkohë që qytetarët dhe mijëra turistë që do të vizitojnë gjatë verës qytetin bregdetar, rrezikojnë të mos furnizohen me ujë të pijshëm, në një zonë të qytetit uji shkon shatërvan për shkak të një avarie qe po zgjat tashmë prej 3 ditësh.

Sipas dëshmive, avaria u krijua si pasojë e dështimit të lidhjes së tubacionit me depon qendrore të ujësjellësit. Edhe pse punonjësit tentuan riparimin, nuk ja dolën dhe furnizimi i qytetit me ujë rrezikon të mos ndodh as sot.

Siç shihet edhe në video uji kalon katin e tretë të godinës, ndërsa disa biznese kanë pësuar dëme.

Vetëm pak ditë më parë qeveria zbardhi një skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës, për të cilën tha se do i drejtohet SPAK-ut.


Video