Merrnin para për rikthimin e patentave të pezulluara, gjykata lë në burg policët e Rrugores

19 February 2023, 15:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merrnin para për rikthimin e patentave të pezulluara, gjykata lë
Godina e SPAK

Gjykata e Posaçme la në burg dy policët Amarildo Lika dhe Elio Picaku të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion.

Sipas hetimeve, dy efektivët e Rrugores në Tiranë, kundrejt 500-1000 Eurove, rikthenin patentat e bllokuara.

Nëse patenta ishte pezulluar për 3 muaj rimarrja e saj para afatit kushtonte 500 euro, ndërsa për 6 muaj, 1000 euro.

SPAK thotë në kërkesën për masë sigurimi se ka arritur të dokumentojë 8 raste të korrupsionit të këtyre personave, teksa hetimet nisën pasi më herët një tjetër efektiv ra në pranga për çështje korrupsioni.


Video