Merr kthesë të lehtë moti, kjo e shtunë do të ketë vranësira

29 July 2023, 08:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr kthesë të lehtë moti, kjo e shtunë do të ketë
Foto ilustruese

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al


Video