Skemë mashtrimi 2.2 mln euro, Prokuroria e Tiranës sekuestron platformën 'Tibo'!

28 July 2023, 19:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skemë mashtrimi 2.2 mln euro, Prokuroria e Tiranës sekuestron

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar platformën Tibo. Weblajm shkruan se një hetim disa mujorë i prokurorisë ka zbuluar një skemë mashtrimi me 2.2 milion euro nga platforma Tibo. 

Deri në përfundim të hetimeve, prokurorët Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani kanë vendosur sekuestro preventive mbi Tibo.al, Tibo shpk dhe Megaware.

Hetimi fillimisht për Tibo është nisur nga Krimi Ekonomik Tiranë dhe më pas është ndjekur nga Prokuroria e Tiranës.  

 


Video