Merr flakë banesa nga bombola e gazit, dëmtohen nënë e bir në Fushë-Krujë

24 January 2024, 19:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë banesa nga bombola e gazit, dëmtohen nënë e bir
Foto ilustruese

Një 55-vjeçare dhe djali i saj 28-vjeç kanë mbetur të lënduar pasi zjarri ka përfshirë banesën e tyre në Fushë Krujë.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen "Punëtori", në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video