Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dënohen me 127 vite burg 5 të akuzuarit

24 January 2024, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, dënohen me 127 vite burg 5 të
Viktima, Behar Sofia

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg në total pesë nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Ernejt Shyti i penduari i drejtësisë, është dënuar me 7 vite burg, ndërsa Bujar Leza dhe Xhuliano Visha janë dënuar me nga 30 vite burg secili. Po me 30 vite heqje lirie në një burg të sigurisë së lartë është dënuar edhe Leandro Xhixha dhe Skënder Vathi.

Behar Sofia u ndoq nga autori i cili e ekzekutoi me dy plumba me një pistoletë me silenciator, teksa po ecte buzë lumit të Lanës shumë pranë “Piramidës” dhe në mes të ditës.

Autori, Ernejt Shyti dëshmoi se i ishin premtuar 500 mijë euro për vrasjen e Sofisë, ndërsa tregoi se vrasja ishte porositur nga Leza, Xhixha, Vathi dhe Visha, me të cilët edhe kishte bashkëpunuar për organizimin e vrasjes.

Dyshohet se shkak është bërë e shkuara kriminale e Behar Sofisë, i cili ishte i përfshirë në trafikun e heroinës.


Video