Merr flakë apartamenti në zonën e Komunës së Parisit!

2 May 2025, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë apartamenti në zonën e Komunës së Parisit!
Komuna e Parisit

Një apartament është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.

Zjarri raportohet në katin e tetë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit.

Paraprakisht, raportohet se në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e rënies së zjarrit, ndaj nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, po bëhet ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Video