Një nga "kokat" e krimit në Elbasan, i shumëkërkuari Florenc Çapja, ekstradohet sot drejt Shqipërisë

2 May 2025, 12:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një nga "kokat" e krimit në Elbasan, i
Florenc Çapja

Një tjetër emër i njohur i botës së krimit pritet të ekstradohet sot pasdite (2 maj) nga Dubai.

Ai është Florenc Çapja, kreu i organizatës kriminale me të njëjtën emër në Elbasan prej gati dy dekadash dhe i akuzuar për disa krime të rënda, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe GJKKO.

Policia e Shtetit konfirmoi se do e kryejë sot operacionin e ekstradimit nga Emiratet e bashkuara Arabe.

“Në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Wanted". Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.   

Më tej sqarohet se për informacione më të detajuara, do jepet njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas, dinamika e të cilit mbahet sekret për arsye sigurie.


Video