Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një gomone ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë duke marrë para 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në breg.
Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marrë mjekime, ndërsa Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as identiteti i personave të plagosur. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, identiteti i të cilit nuk dihet ende, çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar.