“Media nën kërcënim”, Ambasada e Holandës: Duhen ndërtuar modele financimi dhe politika publike

30 March 2023, 14:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Media nën kërcënim”, Ambasada e Holandës: Duhen

Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmet ndaj mediave në Shqipëri gjatë muajve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada holandeze thotë se Shqipëria ndodhet në momente kritike, sa i përket lirisë së medias, nisur nga kërcënimet e fundit.

Ndaj, ambasada bën thirrje për ndërtimin e politikave publike, modeleve të financimit si dhe standardizimit të industrisë si mënyrë për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike.

Reagimi i plotë:

Holanda po organizon Samitin për Demokracinë së bashku me SHBA-në.

Ky aktivitet synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftimit të korrupsionit.

Në momentet kritike ku mediat në Shqipëri kanë qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.


Video