Sherr mes dy nxënësve në Paskuqan, 15-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

30 March 2023, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes dy nxënësve në Paskuqan, 15-vjeçari qëllon
Foto ilustruese

2 nxënës shkolle janë konfliktuar me mjet prerës në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan.

Gjatë konfliktit, një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video