‘Më vjen keq’, Eduart Danaj shfaq pendesë për vrasjen e gruas, Gjykata e lë në burg

20 May 2024, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Më vjen keq’, Eduart Danaj shfaq pendesë për vrasjen

Eduart Danaj ka dalë sot para gjykatës në Greqi, ku ka kërkuar falje për masakrimin me thikë të bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj. 50-vjeçari vrau me thikë nënën e dy fëmijëve të tij, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi.

I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Informacionet thonë gjatë kërkesës së faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërkohë që Enkelejda Danaj u varros të shtunën në vendin e saj të lindjes në Vlorë.

Por cila ishte historia e Enkelejda Limajt?

Ajo ka lindur në Vlorë dhe është rritur në qytetin bregdetar ku dhe u njoh me dashurinë e jetës, njeriu nqë përfundoi duke i marrë jetën. Kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeçe u martua me Eduartin dhe të dy u zhvendosën për të jetuar në Greqi, ku dhe sollën në jetë dy fëmijë.

Të afërm të viktimës kanë rrëfyer se çifti kanë pasur problem prej vitesh, por asnjëherë nuk e kishin menduar se do të përfundonin kështu.

“Kanë jetuar jashtë, problemet i kanë hequr familja, i ati dhe e ëma. Kanë pasur probleme, siç thonë këta, por sakrifikoi për hatër të fëmijëve, sa dha edhe jetën”, tha një prej tyre.

“Gjendje më e rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Kanë vite që jetojnë jashtë, e kemi shok, koleg, e di që në kohën që është lidhur me të. I bëri dokumente, e mori atje. Ndodhi kjo që ndodhi”, u shpreh një tjetër.

Enkelejda u godit me thikë mbi 10 herë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj, i cili u largua duke e lënë në rrugë trupin e gruas të mbuluar në gjak.

Eduart Danaj ka pranuar në polici se e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe e ka vëzhguar në mënyrë që t’i zinte pritë. Videoja e publikuar nga mediat greke ka treguar dhe momentin kur Eduart Danaj i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë. Më pas, 50-vjeçari i afrohet asaj dhe fillon ta godasë vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e lë thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.


Video