"Me ta ishte dhe një vajzë", prova që fundosi oficerin e policisë që shoqëronte Ervis Martinajn

24 August 2022, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Me ta ishte dhe një vajzë", prova që fundosi oficerin

Është zbuluar prova që çoi në arrestimin e oficerit të Operacionales, Jeton Lami, i cili ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë muajit qershor, kohë kur ky i fundit ishte në arrati.

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen e Ervis Martinaj, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej në shoqërinë e një vajze dhe efektivit të Operacionales.

Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lami shihen në të njëtin ambient.

 


Video