Zbulohet çfarë komunikoi rusi i arrestuar me Shërbimet sekrete

24 August 2022, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet çfarë komunikoi rusi i arrestuar me Shërbimet sekrete

Gjykata e Elbasanit e ka quajtur të ligjshëm arrestimin e tre shtetasve të huaj, një ukrainasi dhe dy rusëve të dyshuar për spiunazh dhe ka vendosur masën arrest me burg ndaj tyre.

Ndërkohë 25-vjeçari rus Mikhail Zorin mësohet se është student në degën e Kimisë në Çeki. Ai ka deklaruar se ka qenë pjesëmarrës në disa protesta në Moskë, dhe është larguar prej andej pasi shërbimet sekretet ruse janë vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se Zorin është kontaktuar më pas nga shërbimet sekrete ruse, të cilat duke i bërë presion apo me marrëveshje, i kanë kërkuar që të kryejë këtë mision spiunazhi për fotografimin e bazave ushtarake dhe objekte të rëndësisë së veçantë.

Nëna e Zorin është pjesë e ushtrisë ruse ndërsa babai i tij është me profesion avokat. Ai erdhi në vendin tonë me biçikletë nga Çekia.

Zorin ka fotografuar përveç Uzinës Ushtarake të Gramshit edhe Hidrocentralin e Moglicës, digën e këtij HEC-i si dhe rezervuarin e Bovillës.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë, ukrainasi Fedir Aplatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofoeva kanë insistuar se janë turistë blogerë.

Të tre kanë hyrë në vendin tonë nga pika të ndryshme doganore dhe mësohet se përpara se të takoheshin në Tiranë, kanë eksploruar vendin veçmas. Këshu, Mikhail Zorin ka qëndruar në çadër kampingu teksa ta eksploruar zona të ndryshme.

Atyre iu sekuestruan kamera, dronë, pajisje për të vëzguar gjatë natës, një fishek, si dhe sprajti neuroparalizues të cilën e përdorën për të sulmuar dy ushtarët rusë.


Video