Me pistoletë me vete, gati për qitje, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

22 December 2022, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me pistoletë me vete, gati për qitje, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, Klajdi Buza ka rënë në pranga pas lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

I riu mbante me vete armën e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Flagranca", si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive.

Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

- K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Video