Akuzohet se mbolli 10 mijë bimë kanabisi, arrestohet i shumëkërkuari në Fier

21 December 2022, 23:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet se mbolli 10 mijë bimë kanabisi, arrestohet i
I arrestuari

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme të shumëkërkuarin Robert Bego, i njohur edhe si Fatmir, Xheki Qelia, më së shumti i njohur si Fatmir Qelia.

Më 20 korrik të këtij viti, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara rreth 10 mijë rrënjë kanabisi në mes të misrit. Këto bimë narkotike dyshohet se i përkisnin Fatmir Qelisë. 

Në lidhje bimët e kanabisit të gjetura, u arrestuan edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, si edhe dy policët Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.


Video