Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Spiropali-Berishës: S’mund të vish këtu dhe të tentosh të prishësh Kuvendin

29 May 2025, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare, Spiropali-Berishës:

Seanca në Kuvend është mbyllur me debate, mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Do ju heq të drejtën e fjalës

Berisha: Pusho

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap vëretje. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.

Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spriogjoka.

Spiropali: Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin. Ta dhashë fjalën me mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot sic e ke mbyllur gjithmonë.




 


Video