Rama takon mikun e Berishës në Gjermani: Vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë...

29 May 2025, 11:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takon mikun e Berishës në Gjermani: Vetëm një gjë
Rama dhe Elmar Brok

Kryeministri Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Aachen të Gjermanisë, për të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.

Aty, kreu i qeverisë, ka takuar Elmar Brok, ish-eurodeputetin që është mik i Sali Berishës dhe që ishte në Shqipëri në fushatën për zgjedhjet e 11 majit në krah të kryedemokratit.

Por Brok, pavarësisht miqëësisë me Berishën, ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pak nga biseda e zhvilluar mes tyre, e cila mban dhe nota humori. Ajo se çfarë kryesocialisti nuk ka për “t’ja falur kurrë” Brok, është se sa herë vjen në Tiranë, nuk ulën së bashku për të pirë një kafe.

“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër”, shkruan Rama në “Facebook”, teksa e shoqëron me një foto me Brok.


Video