Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Qeveria do të mblidhet sot për të firmosur shpërblim për një pjesë të administratës. E paralajmëroi kryeministri Edi Rama.
“Mbështetja e vazhdueshme e administratës është kyçe. Kam parasysh mësuesit, mjekët e infermierët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e burgjeve për të cilët një vendim i ri do të dalë sot në mbledhjen e qeverisë”, tha Rama.
Mbledhja do të jetë në orën 15:00 dhe shuma që pritet të lëvrohet, është 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja për çdo përfitues.