Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të Hëne në aksin e rrugës kombëtare, Librazhd-Prrenjas.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ”Kthesat e Dragostunjës“, 3 km larg qytetit të Librazhdit.
Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.