Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati 160 mijë lekë, pranga 34-vjeçares në Korçë! (SKEMA që përdorte)

30 January 2024, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati 160 mijë lekë,
Korçë

Një 34-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi ka mashtruar pronarët e 3 bizneseve dhe ka arritur që t’u zhvatë atyre 160 mijë lekë të rinj.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj. 


 

Si rezultat u arrestua Rezarta Laçka 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si funksiononte skema?

E reja shkonte tek personat që i ka marrë para dhe nëpërmjet lidhjeve me të tretë u kërkonte para me pretendimin se për pak kohë do ja kthente.

Ajo i thoshte personave se kishte probleme dhe i duheshin menjehërë para dhe brenda pak kohësh do ja kthente të njëtën shume duke përdorur miq të përbashkët si granci për borxhin. Tek secilli ka marrë nga 20.000 - 30.000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video