Aventura ekstraligjore e Kiara Haskajt si drejtore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për rajonin e veriut të Tiranës është përmbyllur me fund të hidhur për të.
Voxnews.al konfirmon se drejtorja është shkarkuar me ceremoni para një jave. Zyrtarisht nuk jepen më shumë detaje mbi motivet dhe arsyet e këtij vendimi, por jozyrtarisht burimet konfirmojnë se shkak ka qenë situate e tensionuar që ishte krijuar prej muajsh në zyrat e kësaj agjencie.
Tensionet kanë nisur fillimisht me lëvizjet e pabazuara dhe të dyshuara nepotike të Haskajt në krye të kësaj agjencie, dhe më pas edhe bllokimi i lejeve të zakoshme vjetore, madje edhe raporteve mjekësore për punonjësit, një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Burime të Voxnews.al denoncuan se me të marrë këtë post, drejtorja e re ka mbjellë një situatë tensionesh të panevojshme, deri-deri në skizofreni…të paktën sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi.
Kiara Haskaj nga specialiste e thjeshtë në ASHK, u emërua drejtoreshë, pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i Bashkisë Librazhd. Emërimi i saj solli revoltë tek punonjësit për bllokimin e lejeve dhe shkeljeve të drejtave të njeriut.
Pas rritjes së rrufeshme në hierarkinë e pushtetit të Kiara Haskaj burime të Voxnews.al dyshojnë se qëndrojnë përpjekjet për të legalizuar një objekt shumëkatësh të ngritur në një zonë kulturore në zonën qendrore të Tiranës.
Legalizimi i këtij ndërtimi, sipas denoncuesve mund të përbëjë një nga skandalet më të mëdha të ndodhura në Kadastrën Shqiptare.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.