Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me skemën e mashtrimit XUEX.
Mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit kanë lënë shuma të konsiderueshme parash në disa skema mashtruese me kriptomonedha. Ata janë mbledhur sërish në grupet e aplikacionit Telegram.
Braçe thotë se, tashmë lekët janë grabitur dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër veçse të denoncojnë në Polici.
Postimi i plotë
5 dite-120 ore nga dita kur xuex bllokoi terheqjen e parave nga piramida;
5 dite- 120 ore nga premtimi i Leo Smith per te ndertuar nje blok-program (siç shkruante) te ri qe do ju mundesonte terheqjen e parave!
Asgje nuk ka ndodhur!
Ju keni 5 dite pa mundesine per te terhequr parate tuaja!
U pata paralajmeruar per kete; piramidat keshtu veprojne, ja ku jemi tani!
Per te gjithe ata qe me shkruajne e me pyesin “a do na lejoni te marrim parate tona e pastaj mbyllini”, dua te them:
As une e as kerkush nuk ua mundeson kete!
Ua thote Leo Smithi vete ne mesazhet ne grupin e telegramit-vetem ai, grupi i tij eg, platforma e tij xuex, joana, ne bashkepunim me agjentet tuaj,
Kane kete mundesi!
Jane ata zoteruesit e platformes piramide dhe parave tuaja, askush tjeter!
Nderkohe nese doni nje keshille nga une:
Denonconi prane autoriteteve grabitjen e para e tuaja, sic qytetaret evropiane bene prane autoriteteve te tyre per call centerat me baze ne shqiperi qe i grabisnin;
Bejeni qe autoritet shqiptare ne bashkepunim me ato nderkombetare te ndjekin zoteruesit e piramidave!
Asgje tjeter nuk ka mbetur me per tu bere!
Parate tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith-xuex ne kete rast, txex me pare, grokr etj