Marrëveshje me Hristijan Mickoskin / Zbulohet çfarë diskutoi Meta me Menduh Thaçin në Kosovë para arrestimit!

22 October 2024, 15:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marrëveshje me Hristijan Mickoskin / Zbulohet çfarë diskutoi
Menduh Thaçi

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme në hyrje të Tiranës, teksa kishte vetëm pak që ishte kthyer nga Kosova.

Meta, para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.

Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel në Prevallës.

I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.

Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.

Kujtjomë se Meta në muajin gusht ishte takuar me përfaqësuesit e VMRO-së në Shën Naum. Pjesë e takimit ishte njëkohësisht edhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera. 


Video