Juristi Ylli Manjani ka vënë në pah kontradiktën e kërkesës së SPAK që kërkoi që mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj të ishte me dyer të mbyllura.
Sipas Manjanit, SPAK i dha mundësinë ish-zv.kryeministrit të largohet nga Shqipëria duke nxjerrë materialet e dosjes në media. Në këtë mënyrë, Manjani e konsideron qesharake mbajtjen e mbledhjes me dyer të mbyllura. Ai vë në dukje se SPAK bën sikur është korrekt me ligjin, por sipas tij, ata e kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet ligjin.
“Qesharakë pa kufinj!
I zoti i punës nuk është aty. I dhanë shansin të ikë, të largohet.
Materialet e SPAK janë nëpër portale.
Atëherë pse e mbyllin mbledhjen këta?!
Ç’ka më sekret apo konfidenciale në këtë çështje?!
Qesharakë!
Bëjnë sikur janë super korrekt me ligjin ndërkohë që e kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet”, shkruan Manjani.