Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si "bosi" i drogës në Neumunster.
Sipas BILD, 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash në Altonaer Strasse në Neumünster, Schleswig-Holstein.
"Gjithmonë vetëm makinat më të bukura," thotë një banor vendas.
“Me sa duket ishte një peshk i madh në biznesin ndërkombëtar të drogës”, -tha një nga qiradhënësit e shqiptarit.
Policia është e sigurt. Ai ishte mbreti i hashashit në Holstein. Tani bosi i dyshuar i bandës së drogës në Neumünster është arrestuar. Policia po vijon hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e tjerë të rrjetit.