Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitin pikën e "Western Union" në Divjakë

11 November 2022, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitin pikën e
Western Union

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë të Western Union në Divjakë.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i PD-së, Saimir Korreshi dhe ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40.

Korreshi shkruan në postimin e tij se autorët kanë ikur në drejtim të paditur dhe se nuk ka patur efektivë pranë vendit të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur.

“Divjaka ne gjendje lufte vetem se kesaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti eshte me i frikshem. Ne qender te Divjakes sot ne oren 15:40 eshte vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjensia e Western Union.

Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikerisht ne drejtim te paditur iken dhe autoret. Shteti ne kaos, keto jane pasojat e fukarallekut dhe te shtetit te shpartalluar”, shkruan Korreshi.

Kujtojmë se sot u plagos me thikë dhe kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij nga një specialist i Bashkisë.


Video