Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe shoferi i tij Gazmir Bullari, mbetën të plagosur mëngjesin e së premtes pasi u qëlluan me thikë.
Për këtë ngjarje, policia vuri në pranga autorin e dyshuar Orges Xhelili.
Kirurgu i spitalit të Lushnjes, Sami Osmani, ka folur për gjendjen e dy të plagosurve. Ai është shprehur se Fredi Kokoneshi është qëlluar dy herë me thikë, njëra prej të cilave i ka prekur pak mushkërinë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes, Kokoneshi është dërguar në spitalin e Traumës.
Ndërsa shoferi i tij është goditur një herë në barkë.
Mjeku tregon se thika i ka prekur zorrët dhe stomakun.