Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me një të plagosur të rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së fshatit Bulgarec, aty ku një këmbësore ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës kur është goditur nga një mjet, duke e lënë të plagosur rëndë.
E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe ndodhet në sallën e reaminacionit, nën kujdesin e shërbimit mjekësor.
Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit të përshirë në këtë aksident dhe për këtë po kontrollohen gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit rrugor nacional.
Burime nga spitali janë të rezervuar për gjendjen e të plagosurës.