Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje ditën e sotme. Ngjarja është regjistruar pranë tunelit të Skërficës në Delvinë.
Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti në autobusin e linjës Sarandë-Tiranë.
Policia njoftoi se si pasojë e kësaj ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar. Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.