Një mjet ka përplasur një këmbësor në kryqëzimin e Krastës në Unazën jugore të Elbasanit. Mjeti i paidentifikuar është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Fillimisht u mësua se këmbësori ka marrë ndihmën e parë, por ka ndërruar jetë pak çaste më pas drejt rrugës për në spital. Mësohet se viktima është një 20-vjeçar i quajtur Fiori S.
Një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.