SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas

23 January 2023, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas
Florenc Çapja dhe Nuredin Dumani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon sekuestrimin e pasurive të 41-vjeçarit Florenc Çapja.

Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasje të mbertur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, krim i zbardhur pas dësgmive të Nuredin Dumanit. Dyshohet se ai qendron në Dubai.

SPAK kërkon sekuestrimin e 10 pasurive të Florenc Çapjas; 4 pasuri tokë arë, 2 ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip Audi, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Më konkretisht, në kërkesën e tij SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një are 500 m2 në Pogradec në emër të shtetasit Ferit Muç. Një ndërtesë sociale një kateshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapes. Arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjas. Një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2. Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall+ndërtesë, me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës. Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas, janë sekeuestruar nga ana e SPAK.

Lista e pasurive

1. Tokë Arë me sipërfaqe 500 m2 në Udënisht në emër të Ferit Muçës

2. Ndërtesë Ekonomiko-Sociale 36 m2 në Elbasan në emër të Fejzulla Çapjas

3. Tokë Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapia.

4. Godinë Banimi me sipërfaqe trualli 498 m2 dhe 293 m2 banesë në emër të Fejzulla Çapias

5. Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 360 m2 në emër të Bledar Muçës

6. Tokë Arë me sipërfaqe 720 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapias

7. Tokë Arë me sipërfaqe 764 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapias

8. Tokë Arë me sipërfaqe totale 1380 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapia

9. Automjet tip “Audi A8 Marka 4E”

10. Lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.


Video