Aksident i frikshëm në Lezhë, përplasen 3 makina, njëra kthehet përmbysë (FOTO)

23 January 2023, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Lezhë, përplasen 3 makina, njëra
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në lagjen "Gurra" të Lezhës. Mësohet se tre automjet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe siç shihet në fotot e mëposhtme, njëra prej tyre është kthyer përmbysë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti nga i cili është bllokuar dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot.



Video