Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka fituar çmimin “Ondaatje”, një çmim i cili jepet për librat që “sjellin më së miri shpirtin e një vendi dhe është ndër më të rëndësishmit në Mbretërinë e Bashkuar.
Juria e përbërë nga poeti Sandeep Parmar, autori Patrice Lawrence dhe shkrimtari Philippe Sands e kanë lartësuar librin e Ypit “Të lirë”, duke thënë se ka sjellë në mënyrë mjeshtërore duke vënë përballë rrëfimet madhështore dhe personale.
Juristët vlerësuan gjithashtu mënyrën se si "puna e saj me humor të errët dhe thellësisht serioze" i bëri ata "të reflektojnë me forcë mbi nevojën për vërtetësi rreth historive që na tregohen dhe se si ne e negociojmë jetën tonë brenda tyre".
Ypi, mposhti 6 shkrimtarët e tjerë, teksa përveç rëndësisë që çmimi ka, shkrimtarja u vlerësua edhe me 10,000 £.