Libra falas për nxënësit nga klasa e parë në të tretën! 40 milionë lekë për sportistët elitarë

19 December 2022, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Libra falas për nxënësit nga klasa e parë në të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se qeveria ka marrë vendim që tekstet falas për nxënësit e klasave fillore nuk do të rikthehen në fund të vitit. Kushi tha se mosha e tyre e vështirëson mirëmbajtjen.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxënësit pas ii përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.

Kushi prezantoi edhe vendimin e dytë që përfshin një buxhet shtesë për të shpërblyer sportistët elitarë bashkë me trajnerët e tyre.

"Vendimi i dytë lidhet me sportin. Kemi kërkuar buxhet shtesë për shpërblimin e sportistëve elitarë. Këtë vit, sportistët tanë elitarë kanë patur rezultate të shkëlqyera. Na kanë bërë krenarë në kampionate evropiane dhe botërore. Këto rezultate i kanë tejkaluar pritshmëritë tona. Janë të specifikuar emrat bashkë me trajnerët e tyre.",-mbylli ajo fjalën e saj.

Deklarata u bë sot përpara Kryeministrisë në komunikimin e përjavshëm të ministrave të kabinetit që prezantojnë para publikut vendimet e marra


Video