A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Lëkundje të lehta tërmeti u ndienë në orën 12:29 të ditës së parë të Vitit të Ri në Bulqizë.
Tërmeti ishte i magnitudës 3.2 të shkallës Rihter.
Sipas informatave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte 44 km larg Tiranës dhe thellësia e tij 2 km.
Disa banorë kanë dalë nga banesat e tyre pas lëkundjeve për shkak se janë të dëmtuara edhe nga tërmetet e ndodhura më herët.
Pas ngjarjes kryebashkiaku i Bulqizës dhe shtabi i emergjencës kanë nisur të mbledhin informacione për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet.